Skip to content

Latest commit

 

History

History
122 lines (75 loc) · 7.34 KB

README.al.md

File metadata and controls

122 lines (75 loc) · 7.34 KB

Open Source Love License: MIT Open Source Helpers

Kontributet e Para

Është e vështirë. Është gjithmonë e vështirë hera e parë kur bën diçka. Sidomos kur bashkëpunon, të bësh gabime nuk është një ndjenjë e mirë. Ne duam ta thjeshtësojmë mënyrën se si kontribuesit e open-source mësojnë dhe kontribuojnë për herë të parë. Leximi i artikujve & shikimi i tutorialve ndihmojnë, por ç'është më mirë se sa ta bësh këtë gjë në një vend praktike? Ky projekt synon të udhëzojë & të thjeshtësojë mënyrën se si fillestarët bëjnë kontributin e tyre të parë. Nëse dëshiron të bësh kontributin tënd të parë, ndiqi hapat më poshtë.

Nëse ende nuk ndjehesh komod me command line, këtu ke tutoriale që përdorin veglat e GUI

fork this repository

Nëse nuk ke Git të instaluar në pajisjen tënde, instaloje.

Bëje fork këtë repozitor

Për të bërë fork këtë repozitor kliko butonin fork në majë të kësaj faqeje. Kjo do të krijojë një kopje të ketij repozitori në llogarinë tënde.

Klonoje këtë repozitor

clone this repository

Tani klonoje në pajisjen tënde repozitorin që bëre fork. Shko te llogaria e GitHub, hap forked repository, kliko butonin Code dhe pastaj kliko ikonën copy to clipboard.

Hap terminalin dhe bëje run git komandën në vazhdim:

git clone "url që sapo ke kopjuar"

ku "url që sapo ke kopjuar" (pa thonjëzat) është url e këtij repozitori (repozitori që bëre fork). Shiko hapat e mëparshëm për të marrë url-në.

copy URL to clipboard

Për shembull:

git clone https://github.com/ky-je-ti/first-contributions.git

ku ky-je-ti është emri jot në GitHub. Këtu ti e kopjon përmbajtjen e repozitorit first-contributions në GitHub te kompjuteri jot.

Krijo një degë (branch)

Ndryshoje lokacionin te repozitori në kompjuterin tënd (nëse nuk je në lokacionin e duhur):

cd first-contributions

Tani krijo një degë duke përdorur komandën git checkout:

git checkout -b <emri-i-degës-tënde>

Për shembull:

git checkout -b add-filan-fisteku

(Emri i degës nuk është e nevojshme të ketë fjalën add në të, por është e arsyeshme të përfshihet pasi që qëllimi i kësaj dege është të shtojë emrin tënd në një listë.)

Bëji ndryshimet e nevojshme dhe bëji commit

Tani hap fajllin Contributors.md në një program për editim të tekstit dhe shto emrin tënd. Mos e shto në fillim ose në fund. Shtoje ku të duash në mes. Tani, ruaj fajllin.

git status

Nëse shkon te lokacioni i projektit dhe e ekzekuton komandën git status, do shohësh se ka ndryshime.

Shtoji këto ndryshime te dega që sapo krijove duke përdorur komandën git add:

git add Contributors.md

Tani bëji commit këto ndryshime duke përdorur komandën git commit:

git commit -m "Add <emri-jot> to Contributors list"

zëvendëso <emri-jot> me emrin tënd.

Bëji push (shtyji) ndryshimet në GitHub

Bëji push ndryshimet duke përdorur komandën git push:

git push origin <emri-i-degës-tënde>

zëvendëso <emri-i-degës-tënde> me emrin e degës që krijove më herët.

Bëji ndryshimet submit për shqyrtim

Nëse shkon te repozitori jot në GitHub, do të shohësh një buton Compare & pull request. Klikoje.

create a pull request

Tani bëje submit këtë pull request.

submit pull request

Së shpejti do të bashkoj (bëj merge) të gjitha ndryshimet te dega master e këtij projekti. Ti do të njoftohesh me email kur të bëhen ndryshimet.

Ku të shkosh nga këtu?

Urime! Ti sapo ke kompletuar procesin fork -> clone -> edit -> PR që do ta hasësh shpesh si kontributor!

Festoje kontributin tënd dhe ndaje me shokët dhe ndjekësit duke shkuar te web aplikacioni.

Ti mund të bashkohesh në ekipin tonë në slack nëse të duhet ndihmë ose nëse ke ndonjë pyetje. Bashkohu ekipit në slack.

Tani të të ndihmojmë që të kontribuosh në projekte tjera. Ne kemi krijuar një listë projektesh me probleme të lehta tek të cilat mund të fillosh. Shiko listën e projekteve në web apliacion.

Tutoriale duke përdorur vegla tjera

GitHub Desktop Visual Studio 2017 GitKraken VS Code Sourcetree App IntelliJ IDEA
GitHub Desktop Visual Studio 2017 GitKraken Visual Studio Code Atlassian Sourcetree IntelliJ IDEA